×
  • Showbiz
  • Show

    “Pasha nanën nuk…”, Mbresa reagon pas akuzave të ndjekësve për largimin dhe kthimin e Azemit

    Insajderi
    09 December 2023 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova dhe moderatorja e “Big Talk”, Mbresa Hajrullahu ka folur rreth largimit dhe rikthimit të Azemit brenda shtëpisë më të famshme në vend BBVK2.

    Përmes një InstaStory, ajo pyeti ndjekësit se “çfarë duhet të bëj Azemi tash e tutje/pritshmërit e juaja?”, pyetje kjo e cila pati shumë reagime.

    Përveç reagimeve, Mbresës iu drejtuan edhe disa akuza, se e gjitha ishte e planifikuar pasi sipas komenteve në rrjete sociale Azemi gëzonte përkrahje.

    Ajo u betua në nënën e saj duke thënë se nuk kishte asnjë informacion, ashtu siç u aludua nga ndjekësit e saj, për largimin dhe rikthimin e Azemit.

    Pasha nanën se kom ditë, se këto nuk janë informacione që shpërndahen qysh po mendoni ju”, u shpreh Mbresa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark