×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Pasha Zotin…”, Meta i Listës Guxo reagon pas raportimeve se mund t’i bashkohet LDK-së

    Insajderi
    09 August 2022 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta, që funksionon brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, i ka mohuar zërat se ai është i pakënaqur me këtë grup parlamentar dhe do t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Meta në një prononcim për Demokracia.com e ka pranuar se ka disa mendime ndryshe, por kjo nuk nënkupton, sipas tij, që po e braktisë grupin parlamentar.

    “Pasha Zotin send nuk është e vërtetë. Nuk ka të vërtetë kurrgjë. Nuk është e vërtetë aspak. Unë kam disa mendime ndryshe, që i mbaj si cilësi brenda grupit që i takoj dhe më të cilin kam fitu. Unë di me mendu edhe ndryshe, por nuk do të thotë se ato janë pakënaqësi. Unë e bëjë veç një detyrë timen kushtetuese që e kam si deputet, mirëpo jo diçka tjetër”, ka thënë deputeti Meta për Demokracia.com.

    Sipas tij, mendimi ndryshe është vlerë demokratike dhe shprehja e tij merret në konsideratë brenda grupit parlamentar të LVV-së.

    “Absolutisht është i pranueshëm dhe merret në konsideratë. Unë sa herë kam kritiku, kam kritiku parimisht. Kam shprehur mendimin tim parimor dhe është dëshmuar që kam pasur të drejtë”, u shpreh Meta.

    Ai ka thënë se është i pakënaqur me gjendjen në shëndetësi apo çështjen si shtrenjtimi i rrymës.

    Mediat në vazhdimësi kanë raportuar se deputetët e Listës Guxo të Donika Gërvallës janë në kërkim të deputetit të gjashtë për ta krijuar grupin e tyre parlamentar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark