Pasi fitoi vendin e parë në Londër, një startup nga Kosova merr investim të huaj
South Central Ventures ka shtuar Startupin e teknologjisë edukative Labbox në portfolion e tyre. Startupi kosovar ka mbyllur një investim fillestar i cili ka për qëllim ta ndihmojë kompaninë që…
Insajderi
15 May 2019 - 12:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
South Central Ventures ka shtuar Startupin e teknologjisë edukative Labbox në portfolion e tyre.
Startupi kosovar ka mbyllur një investim fillestar i cili ka për qëllim ta ndihmojë kompaninë që të sjellë produktet e tyre unike për teknologji (STEM) në treg. Produktet e Labboxit ofrojnë eksperiencë zbavitëse edukative, të bazuar në planprogram vetanak, e cila i lejon fëmijët të mësojnë për teknologjinë duke kaluar nëpër sfida të cilat vijnë në formë të Box-ave. Ky është investimi i parë i SCV’s në një startup të bazuar në Kosovë, i cili do të mundësoje prodhimin e parë të produkteve të Labboxit në tregun tonë.
Labbox zgjidh një problem shumë të rëndësishëm i cili prek mënyrën si fëmijët mësojnë për teknologji. Qëllimi I Labboxit është qe te ndërrojë qasjen ndaj teknologjisë e cila nis me frikën nga gabimet, drejte nxitjes se eksperimentimit. Aq me tepër produkti është I tille qe I mëson dhe inkurajon fëmijët te mësojnë prej gabimeve te tyre. Qasja e re e Labboxit sjell mësimin nga tregimet kreative te cilat nxisin fëmijët te provojnë dhe te gjejnë zgjidhje për sfidat ne mënyre te pavarur, qasje kjo e cila qëllimisht është larguar nga instruksionet ‘hap pas hapi’ te cilat shpesh janë te përdoruara.
Për ta bërë teknologjinë dhe konceptet e saj më të kapshme për fëmijët, Labboxi ka dizajn hardware i cili jep informacion fëmijëve përmes një gjuhe të ngjyrave, gjuhë kjo e cila i udhëzon gjatë përdorimit të produkteve. Qasja unike ndaj mësimit të cilën e ka implementuar Labbox, ka tërhequr vëmendjen e shumë edukatorëve nëpër bote, si dhe është pilotuar në disa shkolla publike në Kosovë.
Kujtojmë që Labboxi ka qenë gjithashtu fitues i medaljes së artë në Londër në vitin e kaluar, finalist në SLUSH – njërin nga eventet më të mëdha botërore i startupeve, në Helsinki, si dhe është ekip virtualisht i inkubuar ne ICK.
Themelueset, motrat Arta dhe Fiona Shehu, kanë filluar Labboxin në 2018 në klasat e Akademisë jCoders. Me ndihmën e ekipit të tyre, si dhe me mbi mijëra orë të testimit të komponentëve të ndryshme dhe planprogrameve me nxënësit e vet, lindi Labbox.
Sot Labboxi përbehet nga një ekip i personave me shkathtësi të theksuara në elektronikë, programim dhe edukatorë te certifikuar në fushën e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM). Kjo ekipë është e vetmja ne rajon e cila gjithashtu ka fituar certifikimin STEM nga AdvancEd, Agjencia më e madhe e akreditimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Si shpenzojnë kohën fëmijët tonë me teknologjinë, e definon edhe qasjen, edhe konceptet e tyre përballe teknologjisë në të ardhmen. Labbox jo vetëm qe ofron eksperiencën e nevojshme për të mësuar dhe krijuar në teknologji, gjithashtu lëviz qasjen nga frika prej gabimeve drejtë asaj e cila shfrytëzon gabimet për të mësuar. Kjo mënyrë e të menduarit ndërton një gjeneratë të individëve që zgjedhin probleme dhe kanë koincidencën të gjejnë zgjidhje të ndryshme për problemet e kohës sonë”, tha Arta Shehu Zaimi, CEO dhe themeluese e LabBox.
Tatjana Zabasu Mikuž, SCV Managing Partner, shton: “Unë jam gjithmonë në kërkim të themelueseve të cilët me inspirojnë, me njohuri të gjerë, të cilët po adresojnë sfidat e botës së sotme. Të kem mundësi të punoj me një ekip kreativ dhe të aftë i cili ka për mision të përgatit fëmijët për sfidat e së ardhmes, është jashtëzakonisht entuziazmuese dhe jam shumë e lumtur që jemi duke i përkrahur në këtë mision.
Me zyre ne Beograd, Zagreb dhe Shkup, South Central Ventures (SCV), përmes Enterprise Innovation Fund (ENIF), është i fokusuar në kompani teknologjie në Ballkanin perëndimor. Fondi €40m është i dedikuar fillimisht për startupe në faza fillestare dhe në investime që nxisin rritje. Në xhepin e fondit për investime fillestare, €1,5 milionë janë të alokuara për investime deri në 100 mijë euro për kompani. Pjesa më e madhe e fondit është e alokuar për startupet ne fazat fillestare dhe ne ato ne rrije deri ne 3 milion për kompani. Këto investime kane përcëllim të shtyjnë përpara zgjerimet ndërkombëtare të bizneseve dhe rritjen e kompanive më të mira në teknologji të cilat janë në gjendje të tregojnë tërheqje dhe dëshmojnë që kanë potencial për t’u ‘bërë të mëdha’.
Për më shumë vizitoni faqen zyrtare duke klikuar këtu!
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.