Insajderi
Showbiz

Pasi i hynë në krevat Tani dhe Rogerti, reagon familja e Brikenës

Insajderi
12 February 2026 - 12:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pasi i hynë në krevat Tani dhe Rogerti, reagon familja e Brikenës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Familjarët që menaxhojnë rrjetet sociale të Brikenës kanë reaguar menjëherë pas situatës së rënduar psikologjike që banorja përjetoi gjatë orëve të para të mëngjesit në “Big Brother VIP”.

Ngjarja nisi kur Brikena, teksa po shkonte të flinte në shtratin e saj, u përball me veprimin e papritur të Rogertit, i cili iu hodh në krevat. Për të shmangur situatën, ajo u ngrit menjëherë dhe tentoi të gjente qetësi duke shkuar te krevati i Mateos, por edhe aty skena u përsërit nga Tani.

Këto veprime të njëpasnjëshme shkaktuan një reagim të fortë emocional te banorja, e cila shpërtheu në lot. Në përgjigje të këtyre skenave, në profilin zyrtar të Brikenës në Instagram është publikuar një status i drejtpërdrejtë që mbron dinjitetin e saj.

“Kur nuk jep afrimitet, të quajnë ‘akull’. Kur e jep me kufij, quhet strategji për lojë.

Në realitet? Është grua me dinjitet që nuk e keni nën kontroll.

Ç’të bëjmë… burrat e vegjël ndihen të sfiduar,” – shkruhet në postimin e bërë nga familjarët.

Ky qëndrim publik vjen si një mbrojtje e hapur ndaj banores, duke i cilësuar veprimet e djemve si shenjë dobësie përballë një gruaje që vendos kufij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark