Insajderi
Lajme

Pasi Kurti lëshoi para për RTK’në, drejtori Gërvalla sulmon mediat tjera- i quan të oligarkëve dhe hibride

Insajderi
27 November 2025 - 16:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pasi Kurti lëshoi para për RTK’në, drejtori Gërvalla sulmon mediat tjera- i quan të oligarkëve dhe hibride
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, ka reaguar pasi Qeveria në detyrë ndau sot mjetet për RTK’në përmes kursimeve shtetërore, pasi gjatë këtij muaji punonjësit e televizionit publik kishin mbetur pa paga.

Gërvalla është shprehur me gjuhën e pushtetit, duke tentuar ta lidhë këtë situatë me mediat e tjera.

“Ndërkohë që “gjuetarët” politikë bënin thirrje për t’u bashkuar në partitë e tyre, kritikonin procesin vullnetar për zgjidhje dhe luteshin për dështimin tonë duke u bërë pengesë, ata kërkonin t’ua lënë publikun mediave të oligarkëve dhe mediave hibride. Por ju zgjodhët një rrugë krejt tjetër: rrugën e besimit kolegial, të urtësisë dhe të përgjegjësisë profesionale. Kjo tregon jo vetëm karakter, por edhe standard. Tregon se RTK nuk mbahet në këmbë nga zhurma e jashtme, por nga puna e brendshme, nga secili prej nesh”, deklaroi Gërvalla.

“Ju falënderoj sinqerisht që nuk u tundët nga provokimet, nga neglizhenca apo nga ata që duan mbylljen e RTK-së në emër të kinse mbrojtjes së saj, duke u fshehur pas titujve si avokues të mediave apo maskave të “mbrojtjes së gazetarëve”. Ju nuk lejuat që agjenda të huaja të ndikojnë në punën tonë dhe çdo sfidë e kthyet në motivim për të punuar edhe më mirë. Kjo është arsyeja pse RTK vazhdon të mbetet një institucion i besuar publik: sepse ju e mbani në këmbë me profesionalizëm, me përkushtim dhe me etikë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark