Insajderi
Show

Pasi nëna iu diagnostikua me kancer, reagon Trixa me një postim tejet emocional

Insajderi
02 January 2026 - 20:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pasi nëna iu diagnostikua me kancer, reagon Trixa me një postim tejet emocional
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Antigona, nëna e dy artistëve të njohur, Beatrix dhe Alban Ramosaj, është diagnostikuar me kancer.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Antigona, duke njoftuar se tashmë ka bërë kimioterapinë e parë.

Me këtë rast, Trixa ka bërë një dedikim emocional për të ëmën, duke rikujtuar se sa e fortë është ajo.

Duke shpërndarë postimin e saj nga spitali, Trixa u shpreh se edhe kur dhimbja mundohet ta rrëzojë, nëna e saj zgjedh të buzëqeshë.

“Jam pafund falënderuese që e quaj atë nënë, edhe pse zemra më copëtohet duke e parë të ecë nëpër këtë stuhi. Ti do t’ia dalësh, mami. Sepse forca jote është më e madhe se çdo stuhi” u shpreh Trixa.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark