×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pasi rehatoi veten dhe burrin nga Qeveria Kurti, ish-deputetja e LDK-së: Gabova kur votova për rrëzimin e Kurtit

    Insajderi
    05 February 2023 - 21:47

    Këshilltarja e Ministres Haxhiu, Vlora Limani – Hajnuni e cili votoi pro mocionit për shkarkimin e Albin Kurtit në pandemi ka deklaruar se ka bërë gabim kur ka votuar për mocionin ndaj qeverisë si deputete e LDK’së.

    Reagimi i saj vjen pasi Gazeta Insajderi ka shkruar për punësimin e saj si këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë dhe avancimin e bashkëshortit të saj në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

    Në reagimin e saj Limani – Hajnuni thotë se pas angazhimit të saj në degën e Vetëvendosjes në Lipjan po i përdoret vota e saj sa ishte deputete e LDK’së.

    “Pikërisht tash po e përdorin votën time si deputete e LDK-së. Po të jem e sinqert vota për mocionin ndaj Qeverisë ka qenë gabim. Kjo u vërtetua edhe në zgjedhje, por po vërtetohet edhe sot nga qeverisja e mirë e Qeverisë Kurti, sikurse që anëtarësimi im në VV është distancimi më i mire”, shkruan ajo.

    Kujtojmë se Ish-deputetja e LDK-së, Vlora Limani – Hajnuni e cili votoi pro mocionit për shkarkimin e Albin Kurtit në pandemi, ka fituar një pozitë të lartë në një nga ministrit në qeverinë e tij. Ajo është emëruar këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, shkruan Gazeta Insajderi. Përpos saj, ajo ka avancuar edhe bashkëshortin e saj Muharrem Hajnuni në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

    Postimi i plotë:

    Avancimi i bashkëshortit

    Muharrem Hajnuni, burri i këshilltares se ministres Albulena Haxhiut është avancuar në punë në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Hajnuni është bashkëshorti i Vlora Limanit – Hajnunit, këshilltares më të re të emëruar në Ministrin e Drejtësisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi

    Më 17 shtator të viti 2021, bashkëshorti i Vlora Limanit-Hajnunit, Muharrem Hajnuni u gradua në Qendrën e Paraburgimit për femra në Lipjan.

    Ky avancim në detyre i Muharremit, erdhi menjëherë pasi gruaja e tij aderoi në degën e Lëvizjen Vetëvendosje, në Lipjan.

    Lajmin e bëri të ditur deputeti Adnan Rrustemi, i cili drejton VV-në e Lipjanit.

    “Vlora, ish deputete e LDK-së, ish Kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe drejtoreshë e Shëndetësisë, nga sot i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE”, shkruante Rrustemi më 7 gusht, transmeton Gazeta Insajderi.

    Aderimi i Limani-Hajnuni ndodhi në valën e dorëheqjeve të Vetëvendosjes, sidomos në pikën e Lipjanit.

    Por, duket se transferi i gushtit i kushtoi Lëvizjes Vetëvendosje me ngitjen në pozitë të Muharrem Hajnunit, bashkëshortit të Limani-Hajnunit, anëtares më të re të VV-së në Lipjan.

    Hajnuni është njëri nga zyrtarët korrektues që është graduar në Qendrën e Paraburgimit për femra në Lipjan.

    Ky gradim është mundësuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, institucion ky që është nën menaxhimin e ministrisë së Drejtësisë, të udhëhequr nga Albulena Haxhiu.

    Edhe gruaja e Muharrem Hajnuni pjesë e dikasteri të Albulena Haxhiut

    Vlora Limani – Hajnuni bashkëshortja e Muharrem Hajnunit është emëruar këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, shkruan Gazeta Insajderi.

    Vlora Limani-Hajnuni, që nga 1 shkurti i këtij viti ka filluar punën në pozitën e saj të re, në kabinetin e ministres së Drejtësisë. Ajo do të jetë këshilltare e ministres Haxhiu.

    Kështu konfirmoi për Gazetën Insajderi, vet Vlora Limani-Hajnuni, e cila tha se punën si këshilltare e kishte filluar nga ky muaj.

    “Po, jam emëruar këshilltare e ministres në Ministrinë e Drejtësisë. Punën e kam filluar prej këtij muaji, pra që nga shkurti. Është mirë që një konfirmim zyrtare ta merrni edhe nga kabineti i ministres”, tha shkurt për Insajderin, Vlora Limani-Hajnuni.

    Në vitin 2020, kur Lidhja Demokratike e Kosovës kishte ngritur një mocion mosbesimit për shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti, dora e Vlora Limani-Hajnuni ishte ngritur pro rrëzimit të qeverisë Kurti.

    Pas, votimit të mocionit, në cilësinë e deputetes së LDK-së, Limani-Hajnuni, atë kohë e kishte quajtur kryeministrit Kurti kryeneç e arrogant.

    Kryeneçësia e kryeministrit për t’ju shmangur përgjegjësive të veta, shkaktoj tollovi në politikën ndërkombëtare duke vendosur Kosovën që në kohë pandemie, të zgjedhë mes BE-së ose SHBA-së. Pastaj, arroganca e kryeministrit për të shkelur marrëveshjen e partneritetit me LDK, e që për të njëjtën gjë LDK i ka vendos vijë të kuqe PDK-së, bëri që kjo qeveri të bije“, shkruante Limani-Hajnuni.

    Po ashtu, Limani-Hajnunin kishte deklaruar se ka gabuar kur kishte votuar pro zgjedhjes së Kurtit si kryeministër.

    A kemi gabuar që kemi votuar pro mocionit për rrëzimin e qeverisë!? Duke u bazuar në atë që u tha më lart, kemi gabuar që kemi votuar pro zgjedhjes së tij si kryeministër“, kishte shkruar ajo.

    Pavarësisht këtyre deklaratave, Vlora Limani-Hajnuni arriti të bëhet pjesë e partisë se Albin Kurtit dhe të fitoi një post të lartë në qeverisjen e tij, shkruan Insajderi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark