×
  • Showbiz
  • Show

    Pasi sulmuan brutalisht modelen, Policia në aksion kundrejt motrave Berisha

    Insajderi
    19 August 2024 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Motrat Berisha, Antonela dhe Mariela, ditë më parë dhunuan modelen, Klea Prengu.

    Që të dyja janë në arrati.

    Policia ka sekuestruar dy automjete, veturën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe veturën që kanë lëvizur më pas.

    Zyrtarisht sipas TIMS, motrat Berisha nuk janë larguar jashtë vendit, por ndodhen në Shqipëri.

    Gjithashtu mësohet se Prokurori ka nxjerrë urdhër ndalimet për të dy motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.

    Klea Prenga u dhunua pak ditë më parë në një lokal. Ajo u sulmua nga motrat Berisha, ndërsa në fotot e publikuara nga Klea, shihen qartë goditjet në fytyrën e saj më mjete të forta dhe prerëse.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark