Insajderi
Lajme

Pasi thotë se ekonomia kosovare po rritet në kohë krize, Kurti vendos syza 3D

Insajderi
21 September 2022 - 14:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pasi thotë se ekonomia kosovare po rritet në kohë krize, Kurti vendos syza 3D
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në Samitin Digjital të organizuar në Prishtinë.

Në këtë event Kurti është interesuar dhe ka provuar atraksionin që ofrojnë syzet 3D.

Në sallën ku po mbahej eventi, kryeministri është parë duke lëvizur majtas-djathtas me lojën qëpo e provonte përmes syzeve 3D.

Në anën tjetër, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se edhe pse ka ankesa të mëdha për rritjen e çmimeve dhe krizë ekonomike, ekonomia e Kosovë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme.

Murati ka prezantuar disa pika që sipas tij dëshmojnë se ekonomia e Kosovës është zgjeruar edhe në tremujorin e dytë të vitit 2022.

“Përkundër sfidave të vazhdueshme globale, ekonomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke vazhduar zgjerimin edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Kjo vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend”, ka shkruar Murati.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark