×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Paskan dalë qentë e Kryetarëve të Prishtinës me pi diçka në shesh”, Syla tallet me Përparim Ramën

    Insajderi
    20 December 2023 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qentë endacak e kanë ‘pushtuar’ kryeqytetin. Tash e sa vite ata mund t’i hasësh në mes të shesheve e pothuajse në çdo rrugë të Prishtinës. Së fundmi, qentë po shijojnë edhe atmosferën festive në bulevardin “Xhorxh Bush”. Të paktën kështu duket në fotografitë e publikuara nga gazetari Valon Syla.

    Së fundmi, gazetari Syla është tallur me kryetarin Përparim Rama dhe me paraardhësit e tij.

    Ai ka publikuar disa fotografi të qenve endacak nga sheshi “Xhorxh Bush”, për të cilët tha me ironi se do të kënaqen kur të iu bëhet sheshi deri tek Rrethi i Flamurit, siç ka premtuar Rama.

    Por, sipas Sylës, deri atëherë Rama do ta përfundojë mandatin e tij në krye të Prishtinës.

    Paskan dalë qent e Kryetarëve të Prishtinës me pi diçka në sheh, te kabinat. Bile, njoni aty e paska marrë edhe femnën me veti. Se qashtu është moda per m’u fotografu me drita, te stafi i komunës. Ani qysh kanë mu knaq kur t’ju bohet sheshi deri te Rrethi i Flamurit, taman qatherë kur kthehet Përpa në Londër.” – ka shkruar Syla.

    Kujtojmë se, Komuna e Prishtinës në gusht të këtij viti njoftoi qytetarët që nëse shprehin interesim për adoptimin e qeneve do të subvencionohen me nga 50 euro çdo muaj, dhe do të mund t’i adoptojnë deri në pesë qenë, nëse i plotësojnë kushtet e parapara.

    Ndërkaq, është paralajmëruar se do të ketë gjoba në rast të keqtrajtimit të qeneve që merren për adoptim.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se janë ndarë mbi një milion euro për trajtimin e qeneve endacak./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark