Një person i cili merr ushqime 7-8 herë në ditë dhe po aq herë e vjellë, dëmton gjithë homeostazën e organizmit. Ai humbet vitaminat, kaliumin e kalciumin. Dëmton bilancin e kripërave dhe aciditetin në stomak. Si pasojë e humbjes së kalciumit fillojnë dhe problemet me dhëmbët pastaj, ndërkohë që në një stad shumë më të avancuar, tek anorektikët mund të shkaktohet edhe osteoporoza. Pra, mund të vërejmë dëmtime të dhëmbëve dhe harkut dentar nga aciditeti i stomakut gjatë të vjellave, gastrit, ulcerë të stomakut, dëmtime të ezofagut dhe mukozës së gojës, çrregullime të ritmit të zemrës, çrregullime elektrolitike me hipokalemi, çrregullime të menstruacioneve, impotencë seksuale.