Insajderi
Biznes

Pasojat e Coronavirusit, Fondi Monetar Ndërkombëtar: Kemi hyrë në recesion ekonomik

Insajderi
29 March 2020 - 09:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pandemia e Coronavirusit e ka shtyrë ekonominë botërore në një rënie, e cila do të kërkojë fonde masive për të ndihmuar vendet në zhvillim.

Kështu tha shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

“Është e qartë se ne kemi hyrë në një recesion, që do të jetë më keq sesa ajo që u dëshmua në 2009 pas krizës globale financiare”, tha ajo në një konferencë për shtyp online.

Me “frenimin e papritur ekonomik” në të gjithë botën, sipas Georgievas, FMN vlerëson se “nevojat e përgjithshme financiare të tregjeve në zhvillim janë 2.5 trilionë dollarë”.

Ajo vuri në dukje se një rikthim në vitin 2021, mund të jetë një mundësi, me kusht që virusi të përmbahet kudo dhe të parandalojë që problemet e likuiditetit të bëhen çështje të pagueshme.

“Mbi 80 vende, kryesisht me të ardhura të ulëta, tashmë kanë kërkuar ndihmë urgjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ne e dimë që rezervat e tyre dhe burimet e brendshme nuk do të jenë të mjaftueshme”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark