×
Show

Pasojat e një nate pa gjumë

Insajderi
12 May 2016 - 09:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një hulumtim i fundit arriti në përfundimin se njerëzit po e sfidojnë orën e tyre biologjike duke fjetur më pak, ndërsa pasojat e mungesës së gjumit, zgjasin disa ditë. Kjo sjell dëme, të cilat njerëzit nuk po i kuptojnë

Pushimi gjatë natës është shumë më i rëndësishëm nga sa mendojnë shumica e njerëzve. Sipas kërkimeve më të fundit, mungesa e gjumit mund ta lërë një person të turbulluar për disa ditë.

Edhe nëse një person arrin të flejë gjashtë orë gjatë natës, ai po krijon një borxh gjumi, sipas Olivia Ualç, nga Universiteti i Miçiganit. Paralajmërimet e saj vijnë si pjesë e një studimi të ri, ku Ualç është bashkautore, ku ajo zbuloi modelet e gjumit të njerëzve nëpër botë.

Zbulimet treguan se meshkujt në moshë të mesme kanë më shumë gjasa të privohen nga gjumi, pasi shpesh dështojnë të flenë shtatë deri në tetë orët e rekomanduara.

Kërkuesit zbuluan se gratë janë më të shqetësuara në planifikimin e gjumit të tyre, në mënyrë që të flenë gjysmë ore më shumë se bashkëmoshatarët e tyre meshkuj.

Femrat priren të shkojnë në shtrat më herët dhe të zgjohen më vonë, veçanërisht nëse janë të moshës 30 deri në 60 vjeç, tha studimi.

Ata persona që kalojnë kohë në dritën e diellit çdo ditë priren të shkojnë për të fjetur më herët dhe flenë më gjatë sesa njerëzit që e kalojnë shumicën e ditës në një mjedis të mbyllur.

Ualç tha: “Nuk duhen shumë ditë pa gjumë, përpara se të filloni të funksiononi si normalisht ndërkohë që brenda trupit tuaj ekziston një turbullim i ardhur nga mungesa e gjumit”.

Kërkuesit zbuluan se ky efekt është i ngjashëm me rraskapitjen. Një tjetër çudi e zbuluar nga kërkuesit është fakti se njerëzit mendojnë se po i kryejnë detyrat më mirë nga realiteti.

Performanca juaj bie nga mungesa e gjumit, por perceptimi juaj për të mbetet i njëjtë.

Kërkuesit mblodhën të dhëna duke përdorur një aplikacion falas në celular që ndihmon në pakësimin e lodhjes që vjen nga fluturimi në vende të zonës kohore të ndryshme.

Kjo i lejoi ata të mbledhin të dhëna rreth gjumit nga mijëra njerëz që vinin nga 100 vende. Kërkuesit ekzaminuan se si mosha, gjinia, sasia e dritës dhe ambienti ndikonin në orët e gjumit që njerëzit kudo në glob flinin gjatë natës, shkruan gazeta shqip.

Ata analizuan se kur flinin njerëzit dhe kur i binin alarmet në mëngjes. Kërkuesit zbuluan se presionet kulturore mund të shpërfillin ciklet natyrore të trupit, ku efektet më negative u panë te gjumi.

Ndërsa përgjegjësitë e mëngjesit si puna, fëmijët dhe shkolla, luajnë një rol në kohën e zgjimit të një personi, kërkuesit thanë se ato nuk janë të vetmet faktorë.

Doktor Daniel Forger, i cili ishte gjithashtu pjesë e studimit, tha: “U bë e qartë se është shoqëria ajo që përcakton kohën e gjumit dhe ora biologjike e një personi përcakton kohën e zgjimit. Sa më vonë të flejë dikush, aq më tepër është i prirur të ketë mungesë gjumi”.

Njëkohësisht, kërkuesit zbuluan një efekt të fortë të kohës së zgjimit nga orët biologjike të përdoruesve – jo vetëm nga orët e tyre të alarmit. Këto zbulime mund të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit diellor dhe mënyrës se si shoqëria e percepton kohën.

Ciklet biologjike janë ato sipas të cilit funksionet dhe sjelljet e trupit lidhen me ditën 24 orëshe të planetit. Këto ritme krijohen nga mekanizmi i 20,000 neuroneve pas syve tanë. Ato rregullohen nga sasia e dritës, veçanërisht dritës së diellit, që syri ynë merr.

Këto ritme janë menduar prej kohësh si përcaktuesit e programeve të gjumit, edhe pas shpikjes së dritës artificiale dhe orareve 9 me 5 të punës.

Kërkimi i ri ndihmon në kualifikimin e rolit që shoqëria luan në trupin tonë. Kërkuesit e studimit publikuan një aplikacion të quajtur Entrain disa vite më parë. Ky aplikacion është projektuar të ndihmojë udhëtarët të mësohen me zonat e reja kohore dhe rekomandon sasi të caktuara të dritës dhe errësirës.

Për ta përdorur aplikacionin dikush duhet të fusë orët e gjumit, ekspozimin ndaj dritës dhe pastaj marrin rekomandime për atë që mund të bëjnë që të kenë sa më pak pasoja nga kalimi në një orë të ndryshme nga ajo e shtetit të tyre.

Duke përdorur metodat shkencore, hulumtuesit arritën në përfundimin se njerëzit nuk sillen siç e dikton modeli i universit apo sistemi diellor. Por jashtë këtyre parashikimeve lihet ndikimi i shoqërisë.

Mesatarja e minimumit të gjumit varionte nga shtatë orë e 24 minuta për banorët e Singaporit dhe Japonisë në një maksimum prej tetë orësh e 12 minutash në Holandë.

Ky nuk është ndryshim i madh, por kërkuesit thonë se mjafton edhe një gjysmë ore gjumë për të bërë një ndryshim të madh në funksionet konjitive dhe shëndetin afatgjatë.

Kërkimet janë të dobishme për të ndërgjegjësuar personat që nuk flenë sa duhet për lidhjen e mungesës së gjumit me obezitetin, diabetin, presionin e lartë të gjakut, sëmundjen e zemrës, trombozën dhe stresin.

 

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark