
Kanë kaluar dhjetë ditë nga tërmeti 7.8 ballësh që ka tronditur Turqinë e Sirinë. Deri tani numri i të vdekurve raportohet të jetë mbi 35 mijë viktima. Në mesin e tyre edhe shqiptarë. Për Gazetën Insajderi ka folur Kryetari i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya.
Kaya, familja e të cilit nga mbi 100 vite që janë të vendosur në Adana ka treguar për dhimbjen e vështirësitë nëpër të cilat po kalon populli shqiptar atje. Tha se deri tani raportohet për të paktën 70 shqiptarë të vdekur.
Gjatë kësaj interviste, ai foli edhe për ndjesinë kur nga rrënojat po nxirren njerëz të gjallë. Nga informacionet që posedon përmend që 90 fëmijë janë shpëtuar.
“Tërmeti ka shkaktuar një tragjedi të madhe, na ka frikësuar të gjithëve. Është dridhur shumë toka. Para 150 vjet qeshtu ka ndodhë një tërmet. Nga ky termet, ende po ka njerëz që po dalin gjallë e që deri tash 35 mijë njerëz kanë vdekur“, ka thënë ai mes tjerash.
Qyteti i Kahramanmasras ishte epiqendra e tërmetit, nga aty Kaya thotë se janë gjetur disa shqiptarë të vdekur. Refuzon të flas saktësisht me shifra duke u shprehur se “…jemi ende në tragjedi është vështirë me vlerësu gjendjen“.
Kaya foli edhe për përjetimin e tij personal. Tregoi se bashkëshortja e tij ka humbur një pjesë të konsiderueshme të familjes.
Ai edhe njëherë foli për përplasjen e tij në distancë me ambasadorin e Kosovës në Ankara, Agron Vrenezi. Shtoi se për gjendjen e shqiptarëve janë interesuar disa personalitet nga Kosova, kryetar komunash, e ish-ambasadorë.
Ndërkohë, nuk i la pa i përmendur edhe ushtarët e FSK-së.
Intervista e plotë: