×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Akuza se nuk u interesua për shqiptarët e prekur nga tërmeti në Turqi – Ambasadori Vrenezi flet për Insajderin

    Insajderi
    14 February 2023 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi ka hedhur poshtë akuzën e Kryetarit të Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya se ai nuk e ka telefonuar asnjëherë për ta pyetur lidhur me shqiptarët e prekur nga tërmeti 7.8 ballësh atje.

    Vrenezi tha për Gazetën Insajderi se varësit e tij e kanë telefonuar Evren Kayan me 9 shkurt, ditë e enjte. Dhe që në atë ditë vet ai i ka njoftuar se tre shqiptarë kishin mbetur të vdekur.

    Ambasdori poashtu potencon se ambasada u interesua edhe për gjendjen e vet kryetarit e familjes së tij.

    Në vijim të komunikimeve me diasporën tonë në Turqi, përfshirë edhe me persona që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, ka kontaktuar dhe ka biseduar me z. Kaya, gjatë javës së kaluar, më konkretisht me datë 9 shkurt, ditën e enjten në ora 10:26 sipas kohës lokale.. Gjatë bisedës që stafi i Ambasadës ka patur me z. Kaya ai ka thënë se janë tre të vdekur që janë me prejardhje shqiptare, por ata janë me prejardhje nga Çamëria. Gjithashtu na ka informuar se ai dhe familja e tij janë mirë dhe nuk kanë pësuar lëndime”, ka thënë ambasadori për Insajderin.

    Vrenezi e ka cilësuar plotësisht të pavërtetë deklaratën e kryetarit të Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve. Ai gjithashtu tha se nuk ka informacion se a është saktë 70 numri i shqiptarëve që kanë mbetur të vdekur.

    Shtoi se deri tani nuk ka asnjë shtetas të Kosovës që ka mbetur i vdekur apo lënduar.

    Deklarata e tij  se nuk e kemi kontaktuar është plotësisht e pavërtetë, ndërsa numri prej 70 shqiptarësh të vdekur është e tij dhe ne nuk kemi informata të tilla. Sipas informatave zyrtare deri më tash nuk ka asnjë shtetas të Republikës së Kosovës që është i lënduar apo që ka pësuar nga tërmetet e datës 6 shkurt, dhe ne si Ambasadë e Republikës së Kosovës jemi në komunikim me të gjithë shtetasit tanë pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, deklaroi ambasadori.

    Në anën tjetër Kaya ka kritikuar ashpër ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezin se nuk ua ka bërë asnjë telefonat.

    Neve nevojë për na ndihmu nuk kemi, por një telefon bile se ka bë, se ka çel me pyet a keni ndonjë gjë tek shqiptarët, a ka ndonjë problem kaq, asgjë tjetër”, ka thënë kryetari i shoqatës të shqiptarëve atje.

    Theksojmë se nga tërmeti në Turqi deri më tani kanë humbur jetën mbi 37 mijë persona.

    Dje kryeministri, Albin Kurti ka thënë se deri tani ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shpëtua 3 qytetarë të mbetur nën rrënoja.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    24 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark