×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    73 shqiptarë kanë mbetur të vdekur nga tërmeti në Turqi

    Insajderi
    14 February 2023 - 11:45
    Tërmeti që u ndje edhe në Kosovë - Reagon sizmologu Mustafa-INSAJDERI.ORG
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya ka konfirmuar për Insajderin se 70 shqiptarë kanë mbetur të vdekur pas tërmetit 7.8 ballësh që goditi Turqinë, të hënën e 6 shkurtit.

    Ai treguar se në cilat qytete janë gjetur të vdekur.

    Në total deri tani dihet se 70 shqiptarë kanë mbetur të vdekur Kahramanmasras dhe 3 në Iskenderun”, ka thënë Kayva për Insajderin.

    Në anën tjetër Kaya ka kritikuar ahspër ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezin se nuk ua ka bërë asnjë telefonat.

    Neve nevojë për na ndihmu nuk kemi, por një telefon bile se ka bë, se ka çel me pyet a keni ndonjë gjë tek shqiptarët, a ka ndonjë problem kaq, asgjë tjetër”, ka thënë kryetari i shoqatës të shqiptarëve atje.

    Theksojmë se nga tërmeti në Turqi deri më tani kanë humbur jetën mbi 37 mijë persona.

    Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme deri tash nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me shqiptarët në Turqi.

    Dje kryeministri, Albin Kurti ka thënë se deri tani ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shpëtua 3 qytetarë të mbetur nën rrënoja.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark