Çdo ditë, poret e lëkurës suaj mbushen me yndyrë, qeliza të vdekura dhe papastërtia e pluhuri arrijnë në lëkurë çdoherë që dilni jashtë.
Nëse nuk i pastroni poret e bllokuara, ata shndërrohen në puçrra andaj duhet që të pastrohen nga koha në kohë.
Nuk e keni patjetër që të vizitoni ndonjë sallon bukurie për këtë tretman, këtë gjë mund ta bëni edhe vetë në shtëpi.
Veproni kështu: pastroni fytyrën në mënyrën e zakonshme, pra me ujë. Pastaj, përgatiteni përzierjen për pastrimin e fytyrës e cila bëhet duke përzier dy lugë të mëdha me shkumë për rroje me gjysmë luge sodë të bukës.
E vlojmë ujin në një enë të vogël (200 ml), i shtojmë 1-2 lugë të luleve të thata të kamomilit. Vendosim enën në tavolinë ndërsa kokën mbi të, e mbulojmë me peshqir kokën dhe e lëmë avullin të depërtojë në fytyrë për 5-7 minuta, shkruan femra.net
Në fytyrën e avulluar dhe të lagësht vendosim përzierjen e përgatitur më herët duke i evituar pjesët rreth syve dhe gojës. E hapim çezmën me ujë të ngrohtë dhe nën rrjedhën e ujit vendosim brushën e dhëmbëve.
Ju duhet brushë e butë apo ndonjë special për fytyrë, andaj e pastrojmë butësisht lëkurën e fytyrës. Vëmendje të veçantë i kushtojmë hundës dhe ballit. Shmanguni nga pjesët rreth syve, fërkojmë buzët, i lajmë me ujë. Pasi të shikoheni në pasqyrë do të vëreni se nuk keni më puçrra apo koka të zeza, poret janë pastruat dhe fytyra juaj shkëlqen. Këtë procedurë mund ta përsërisni një herë në javë