×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Patatja e nxehtë” e Tatimit në Pronë, Murati: Graçanica, Obiliqi, dhe Drenasi e kanë aprovuar faljen e borxhit

    Insajderi
    02 September 2023 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Falja e faturave të tatimin në pronë deri në 100 euro, ishte patatja e nxehtë të cilën Komunat e Ministria e Financave, po ia gjuajnë njëra-tjetrës, tash e disa muaj.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u ka kërkuar komunave të Kosovës që të ndjekin shembullin e Graqanicës, Obiliqit dhe Drenasit dhe t’u falin nga 100 euro të Tatimin në Pronë qytetarëve, në mënyrë që “t’u lehtësohet barra tatimpaguesve”.

    Murati u shpreh se “deri në fund të muajit gusht 2023” komunat nga tatimi në pronë kanë mbledhur 35 milionë euro, sipas tij, rreth 500 mijë euro më shumë të mbledhura për komplet vitin 2022.

    Graçanica, Obiliqi, dhe Drenasi janë komunat për të cilat në javën që po lëmë pas është raportuar se kanë miratuar faljen e një pjese të barrës së tatimit në pronë, ashtu siç e mundëson ligji i ndryshuar për tatimin në pronë. Si Qeveri, kemi hartuar ligjin e ndryshuar, dhe ligji është miratuar në Kuvend. Një mundësi të tillë për të lehtësuar barrën e tatimpaguesve e patën kërkuar pothuajse të gjitha komunat. Tani, u takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi ose jo. Deri në fund të muajit gusht 2023, nga tatimi në pronë komunat kanë mbledhur mbi 35 milionë euro, që e tejkalon me rreth 500 mijë euro nivelin e mbledhur për komplet vitin 2022. Marrë parasysh këtë performancë të mirë, i inkurajoj edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë mundësinë e faljes së një pjese të tatimit në pronë që të lehtësojnë barrën e qytetarëve, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor.” – ka shkruar Murati në Facebook.

    Nga ana tjetër, ka reaguar edhe kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili ka thënë se nëse ministria dëshiron t’i fal nga 100 qytetarëve, atëherë duhet t’i subvencionoi dhe jo t’ia gjuaj topin komunave.

    Nëse kaq shumë paska interesin e qytetarëve për me i fal 100 euro, atëherë le t’i fal qeveria pse e qet te komunat, le t’i subvencionon këto mjete buxhetore dhe le t’i fal por e para punës ka mujt mos me i rrit fare, pa asnjë lloj konsultimi me asnjë komunë është rrit norma e tatimit në pronë, besoj e dimë të gjithë dhe pasi e ka pa defektin e rritjes ka ardh në një momentum që dëshiron t’ia gjuajë komunave topin që le t’i falin komunat. Në fakt komunat mund të mos i obligojnë nga vitet e ardhshme po jo t’i falin sepse ligji nuk e lejon këtë situatë, prandaj ne kemi kontestimet tona dhe presim nga gjykata kushtetuese me marrë vendim.” – ka thënë Ahmeti për Ekonomia Online.

    Hera e parë që Komunat “përballen” me Qeverinë në Kushtetuese

    Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Tatimin në Pronë të paluajtshme. Ky ligj ndër të tjera, ka paraparë faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët.

    Dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese e bënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark