Ish- kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar për situatën politike të krijuar në vend.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Tahiri shfaqi një patriotizëm që nuk e kemi parë më herët.
Ajo potencoi se u kishte treguar serbëve se tokat shqiptare shtrihen deri te “molla e kuqe”.
Tahiri tha se Serbia gjithnjë ka qenë në kërkim të pretekstit për skenare të ndarjes së veriut nga Kosova, por sa ishte kryenegociatore nuk e kishte lejuar asnjëherë.
“Qeveria e Kosovës por edhe gjithë spektri politik, pozitë dhe opozitë, duhet të jenë në nivelin e përgjegjësisë shtetërore dhe kombëtare për të mos lejuar skenare që mund ta destabilizojnë situatën dhe të çojnë ujë në mullirin e Vuçiqit” – shkroi ndër tjerash ajo.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Serbia gjithenje ka qene ne kerkim te pretekstit per skenare te ndarjes se veriut nga Kosova, e ka shfaqur indirekt edhe ne dialogun e Brukselit, sa isha kryenegociatore per shtate vite nuk e lejova asnjehere, madje kur ishte nevoja ua tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri te ‘molla e kuqe’. Keto tensione qe po zhvillohen kane per prapavije ‘veriun’. Nuk eshte e rastesishme qe Vucic sot i beri thirrje SHBA-ve dhe NATO-s te nderhyje ne veri per ta qetesuar situaten. Prandaj, Qeveria e Kosoves por edhe gjithe spektri politik, pozite dhe opozite, duhet te jene ne nivelin e pergjegjesise shteterore dhe kombetare per te mos lejuar skenare qe mund te destabilizojne situaten dhe te cojne uje ne mullirin e Vuciqit!