×
  • Sport
  • Sport

    Paul Pogba me 15 shtator do të paraqitet në gjyq – kjo është arsyeja

    Insajderi
    07 September 2023 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rasti “Pogba” kishte tronditur Francën pak javë para fillimit të Kupës së Botës në Katar.

    Pas kërcënimeve në “TikTok” nga Mathias, vëllai i madh i mesfushorit të Juventusit, i cili kishte siguruar se ai kishte “prova të forta për Paul, Rafaela Pimenta dhe Kylian Mbappé”,

    “Kutia e Pandorës” u hap, duke zbuluar një histori të errët shantazhi dhe përpjekjesh zhvatjeje kundër lojtarit të Juventusit, i cili do të rrëmbehej për një natë nga një grup kriminelësh.

    Tani, lojtari i bardhezinjve dhe shantazhuesit e tij të dyshuar janë thirrur në gjykatën e Parisit: 15 shtatori është data e caktuar për seancën dhe do të jetë hera e parë që mesfushori do të përballet personalisht me vëllanë e tij, të paditur për tentativë zhvatjeje.

    Gjithçka filloi me një padi nga francezi. Pogba, i cili në atë kohë kishte nënshkruar për Manchester United, kishte thënë se ishte mashtruar nga disa miq të fëmijërisë dhe ishte rrëmbyer për një natë të tërë në një apartament nga dy persona me kapuç dhe të armatosur, të cilët dyshohet se i kanë kërkuar një pagesë prej 13 milionë eurosh për ta lënë të gjallë.

    Pogba dyshohet se ka dorëzuar vetëm 100,000 euro dhe është liruar, edhe pse më pas ka marrë kërcënime të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark