×
  • Sport
  • Sport

    Paul Pogba rezulton përsëri me doping, vjen lëvizja e parë e Juventusit: i pezullohet paga!…

    Insajderi
    09 October 2023 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vjen lëvizja e parë e Juventusit drejt Paul Pogba, pas rezultatit të kundër-analizës, e cila konfirmoi pozitivitetin e testit antidoping të kryer pas Udinese-Juventus më 20 gusht. 

    Klubi i Juventusit në fakt i ka dërguar francezit dhe avokatëve të tij një komunikim zyrtar për pezullimin e pagës aktuale: sipas rregullores, lojtarit do t’i garantohet vetëm minimumi federal nga marrëveshja kolektive, pra 42.477 euro bruto, afërsisht 2 mijë euro neto në muaj .

    Pogba është pezulluar gjithashtu, si masë paraprake nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping. Deri të premten mesfushori francez mund të vendosë, nëse do të kërkojë të merret në pyetje nga prokurori i antidopingut, apo do të dërgojë dokumentet e mbrojtjes, me qëllim që të evidentojë paqëllimshmërinë e pozitivitetit. 

    Lojtari rrezikon deri në katër vjet skualifikim, i cili mund të reduktohet në dy në rast të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë. Në rast dënimi, Juve do të mund të ndërpresë edhe kontratën, e cila skadon më 30 qershor 2026. 

    Kundëranaliza ka treguar se substanca e gjetur në trupin e francezit nuk është  testosteroni, por  Dhea (akronim për dehydroepiandrosterone), një hormon steroid endogjen natyral, i njohur zakonisht si “hormoni i rinisë”. Megjithatë, është një substancë e klasifikuar si doping, por e pranishme në shumë produkte në treg jashtë Italisë. Një pikë që mund të ndihmojë mbrojtjen e francezit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark