×
  • Lajme
  • Lajme

    Pavarësi dhe Pavarësim- Mësoni sa emra iu vendosën vajzave dhe djemve që nga 2008-ta

    Insajderi
    18 February 2023 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shpallja e pavarësisë dhe njohja e saj ndërkombëtare, konsiderohen si datat më të rëndësishme të historisë së deritashme të Kosovës.

    17 shkurti i 2008-tes vulosi edhe lirinë e shumëkërkuar të shqiptarëve për vite me radhë.

    Kjo datë e rëndësishme, ngjalli edhe më shumë ndjenjën e patriotizmit për popullin e Kosovës.

    Pavarësinë filluan ta emëronin edhe në fëmijët e porsalindur.

    Vetëm në atë vit, kur edhe u shpall Pavarësia, me këtë emër u pagëzuan 27 vajza.

    Ndërsa, 15 persona të gjinisë mashkullore me emrin Pavarësim.

    Një vit më vonë, numri me këtë emër, ka rënë dukshëm.

    Janë vetëm një vajzë, dhe dy djem.

    Po ashtu në vitin 2010 emrin Pavarësia e morën tri vajza.

    Sipas të dhënave që Front Online i ka marr nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga viti 2011 deri në 2019, 6 vajza janë emëruar me emrin Pavarësia, ndërsa dy djem me emrin Pavarësim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark