Në Shillovë të Gjilanit është shënuar, të hënën pasdreke, dita e pavarësisë së Rusisë. Kjo sigurisht që u bë nga serbët, e jo shqiptarët e këtushëm.
Me këtë rast, u organizua edhe manifestimi kulturor-artistik “Mbrëmja ruse” gjatë të cilit u shfaqën pika të ndryshme që kanë të bëjnë me historinë, poezinë, muzikën dhe traditën e shtetit euro-aziatik.
“Kjo ngjarje iu kushtua një shteti dhe një populli mik”, ka thënë përgjegjësja e programit dhe profesoresha e gjuhës ruse në shkollën “Shtefan Hristiq”, Jelena Jankoviq, raporton Klan Kosova.
Mysafir nderi në këtë manifestim ishte shefi i zyrës ruse në Prishtinë, Andrej Lisavoj. /Insajderi.com