Insajderi
Lajme

PD kërkon dekorimin e shesheve të Prishtinës për Bajram

Insajderi
07 June 2016 - 14:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dega e Tretë e Partisë së Drejtësie në Prishtinë ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të dekorojë sheshet kryesore në Prishtinë për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe për festën e Bajramit.

“Dega e tretë e PD-së për Prishtinën, kërkon nga Kryetari z. Shpend Ahmeti, që edhe për muajin Ramazan apo edhe Festën e Bajramit, në mënyrë simbolike ta stolisë qytetin, apo edhe organizimin e ndonjë aktiviteti tjetër në kryeqytet, si ndonjë iftar apo vendosjen e bilbordave dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet skamnore”, thuhet në një letër të hapur të kësaj dege.

“PD konsideron se organizimet e tilla nga Komuna e Prishtinës, do të përçojnë mesazh të fuqishëm në investimin e qëndrueshmërisë së tolerancës ndërfetare.  Ne si Parti e Drejtësisë presim një hap pozitiv nga Kryetari i Komunë së Prishtinë z. Shpend Ahmeti që të paktën të ofron drejtësi përball komuniteteve fetare në kryeqytet,” thuhet në letrën e PD-së./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark