Insajderi
Lajme

PDK anulon në momentet e fundit konferencën për media, nuk tregon arsyen

Insajderi
31 August 2026 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK anulon në momentet e fundit konferencën për media, nuk tregon arsyen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka anuluar konferencën për media, e cila ishte paralajmëruar të mbahej sot në ora 14:00.

Në njoftimin për media, PDK nuk ka dhënë ndonjë arsye për anulimin e konferencës. Po ashtu, paraprakisht nuk ishte bërë e ditur as arsyeja për të cilën ishte thirrur kjo konferencë.

Kujtojmë se sot, Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arritën marrëveshje për Presidentin, duke propozuar Bekim Sejdiun si kandidat konsensual për shef të shtetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark