
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka publikuar një projeksion bazuar në të gjitha votat në dispozicion- pra përfshirë votat nga konsullata dhe ato me postë.
Sipas simulimit të Muharremit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po garojnë ngusht për një mandat. VV’ja, sipas Muharremit, mund ta fitojë mandatin e 49-të, ndërkaq PDK’ja është afër ta ruaj mandatin e 24, por që e ka më të vështirë bazuar në tredin e votave me kusht.
Projeksioni i Muharremit:
Vazhdon gara e ashpër për mandate
LVV dhe PDK po garojnë ngusht për një mandat. Mandatet e LDK nuk duket se po ndryshojnë, përkundër rezultateve të mira në diasporë!
Në një simulim me të gjitha vlerat që i kemi tashmë në dispozicion dhe ku për herë të parë i integrova edhe edhe votat me kusht (dmth votat nivel Kosoves + Diaspora [me trendin aktual]+ Votat me kusht [shperndarje proporcionale’).. ende kemi rezultate të ngushta.
Nga kjo del se LVV dhe PDK po luftojnë jashtëzakonisht afër për një mandat:
-LVV mundet me koeficient aktualisht me fitu mandatin e 49. Ose nëse e përmirëson trendin me votat e mbetura. Aktualisht mundet me i pas 48.59% (nga 100 mandate);
-PDK është afër me ruajt mandatin 24, por ende jo aty. Ka trend të dobët në diasporë por ato 15,000 votat me kushtë pasiqë supozohet se ndahen proporcionalist e ndihmojnë sadopak. Aktualisht me këtë metodë ka 23.51% (23 nga 100 mandate);
-LDK: Sipas kësaj cka po shihet, përkundër rezultateve të mira të LDK-së në diasporë, nuk ka ndryshim në numrin e mandateve. LDK aktualisht ka 19.84% nga 100% apo 20 nga 100 mandate proporcionale.
-AAK-Nisma 8.06% apo 8 mandate nga 100.
-Pakicat dhe partitë tjera kanë rreth 12.8% nga 100% por me sistemin e mandateve të garantuara, fitojnë 20 nga 120 mandate.
Përqindje ndarja e 100 mandateve:
LVV: 48.59% (49 mandate)
PDK: 23.51% (23 mandate)
LDK: 19.84% (20 mandte)
AAKN: 8.06% (8 mandate)
Pakciat/Tjera: 12.40% (20 mandate) /Insajderi.org/