×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    PDK dorëzon kërkesë për themelimin e Komisionit Hetimor për kontratat njëburimore

    Insajderi
    25 March 2024 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në emër të 40 deputetëve për këtë të enjte.

    Përmes një postimi në Facebook, ai tutje ka thënë se kjo seancë do të shqyrtojë propozimin për themelimin e Komisionit Hetimor parlamentar për kontratat njëburimore.

    Sipas tij, pushteti i Albin Kurtit, vetëm në shtatë institucione, ka keqpërdorur mbi 150 milionë euro taksa të qytetarëve përmes kontratave njëburimore që janë burim i korrupsionit.

    “Sot dorëzova kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në emër të 40 deputetëve të Kuvendit për të enjten e kësaj jave. Kjo seancë do të shqyrtojë propozimin për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore që grupi ynë parlamentar e ka parashtruar të premten e javës së shkuar. Pushteti i Albin Kurtit, vetëm në shtatë institucione, ka keqpërdorur mbi 150 milion euro taksa të qytetarëve përmes kontratave njëburimore që janë burim i korrupsionit. Ky skandal duhet dhe do të hetohet deri në fund. Jo vetëm këto kontrata por edhe miliona eurot e tjera, shpenzimi i të cilave është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Shumica parlamentare e ka mundësinë që të votojë këtë komision e të dëshmojë vullnetin për t’u bashkuar në kërkesën për llogaridhënie që duhet ta ushtrojë Kuvendi. Në të kundërtën, çdo tentim për bllokim ose refuzim të themelimit të këtij komisioni është dëshmi e qartë e panikut dhe frikës për t’u ballafaquar me faktet dhe të vërtetën e cila herët ose vonë do të triumfojë. Hetimi do të ndodhë patjetër”, ka shkruar Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark