×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK e bën ministër Besim Beqajn që pritet të akuzohet nga Prokuroria

    Insajderi
    09 September 2017 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i PDK-së, Besim Beqaj, që është duke u hetuar për korrupsion, ka marrë besimin e partisë së tij për tu vënë në krye të ministrisë së re që do të krijohet, në qeverinë e Ramush Haradinajt – atë të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

    Besim Beqaj,  para disa ditësh edhe publikisht kishte deklaruar se është i gatshëm të jetë ministër, por kishte përmendur atë të Financave, për të cilën ministry PDK-ja ja dha besimin kolegut të tij Bedri Hamzës.

    Megjithëkëtë, Beqaj pritet që brenda këtij viti të akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe cenim të të drejtave të barabarta të qytetarëve të Republikës së Kosovës, lidhur me rastin “Dosjes së Shefave”.

    https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/2337780749781075/

    Burime nga Prokuroria i kanë thënë Insajderit se Beqaj, ish ministër i Zhvillimit Ekonomik, së bashku me Adem Grabovcin, Zenun Pajazitin, Ilhami Gashi, kryetarin e Degës së PDK-së në Prizren – Njazi Kryeziun, ish-zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltarin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi – Sedat Gashin dhe ish-shefen e Divizionit Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti, pritet të akuzohen lidhur me veprimet e tyre të paligjshme të zbuluara pas publikimit të përgjimeve vitin e kaluar. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark