Insajderi
Lajme

Veseli: PDK është shndërruar në institucion të patriotizmit

Insajderi
25 April 2016 - 09:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kadri Veseli, ka publikuar mbrëmë një fjalim të tij të gjatë gati 8 minuta. I është drejtuar  anëtarëve të kësaj partie duke u kërkuar mbështetje për tu bërë kryetar i PDK-së.

Ka folur në superlativ për partinë të cilën synon ta drejtoj. Ka thënë se PDK-ja është shndërruar në institucion të patriotizmit.

“Partia Demokratike e Kosovës është shndërruar në një institucion të patriotizmit dhe do të vazhdojë të ngelet e tillë. Anëtarët tanë u edukuan me atdhedashuri dhe me bindjen se interesat e atdheut duhet të vënë mbi të gjitha”, ka thënë Veseli.

Ka shtuar se PDK-ja nuk e mban kot emrin Parti Demokratike pasi që “konsolidimin e demokracisë liberale në Kosovë e ka qëllim kryesor”.

Duke folur për të kaluarën e tij, Veseli i është shmangur përmendjes së SHIK-ut. Ka thënë vetëm se ka udhëhequr një formacion të  UÇK-së deri në shuarjen e tij më 2008.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark