Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka caktuar si shef të shtabit qendror zgjedhor ish-kryetarin, Memli Krasniqi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke njoftuar se s’do të jetë pjesë e listës zgjedhore, shkruan Insajderi.
“Në këtë fushatë, do të jem plotësisht në shërbim të fushatës sonë, të ekipit, të strukturave dhe të fitores sonë të përbashkët. Prandaj, pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore”, ka thënë Krasniqi.
“Ky është një vendim i qëllimshëm, që më lejon t’i përkushtohem tërësisht organizimit dhe udhëheqjes së fushatës dhe mbështetjes së plotë për Kryetarin dhe kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza”, vijon ai. /Insajderi.org/