×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja flet për procesin zgjedhor

    Insajderi
    19 November 2017 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Demokratike ka mbajtur sot konferencë për media në kuadër të balotazhit ku ky subjekt po garon në dhjetë komuna, në Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri, Rahovec, Klinë, Kaçanik, Shtime, Dragash e Malishevë.

    Deputetja dhe anëtarja e kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka shprehur besimin e këtij subjekti se qytetarët anekënd vendit do t’i zgjedhin kryetarët kandidatët që përfaqësojnë unitetin qytetar.

    Ajo tha se, sipas informacioneve nga terreni, procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të qetë.

    “Sipas informacioneve nga terreni, procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të qetë. Ftojmë të gjithë qytetarët tanë që të dalin masivisht për t’iu përgjigjur obligimit qytetar, që t’i votojnë për kryetarë kandidatët më të mirë dhe unifikues, që përfaqësojnë unitetin qytetar, nga Prizreni në Mitrovicë, nga Rahoveci e deri në Vushtrri, e anekënd vendit”, ka thënë Deliu-Kodra.

    Ajo theksoi se qytetarët në të  gjitha komunat do të dinë t’i votojnë kandidatët më të mirë që do t’i udhëheqin komunat e tyre në katër vjetët e ardhshëm.

    “Pra, gjashtë orë para mbylljes së vendvotimeve, ftojmë që qytetarët tanë të vazhdojnë të votojnë në numër sa më të madh, që të kontribuojnë për një të ardhme të ndritshme dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve të komunave të tyre”, ka thënë Deliu-Kodra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark