×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    PDK-ja paralajmëron se do ta dërgojë në Kushtetuese këtë projektligj

    Insajderi
    27 November 2023 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se të enjten në seancën e re do të jetë në lexim të dytë të Projektligjit për Fondin Sovran.

    Ai është shprehur se Partia Demokratike e kundërshton këtë projektligj, sepse siç tha Tahiri, në kuadër të rendit tonë kushtetues, sipas tij, është e pamundur të vendoset një strukturë e tillë.

    “Ditën e enjte në kuadër të seancës së re do ta kemi për votim edhe leximin e dytë të Projektligjit për Fondin Sovran, ne si Grup Parlamentar i Partisë Demorkatike e kemi kundër shtuar këtë projektligj, sepse konsiderojmë që në kuadër të strukturës ekonomike të vendit tonë dhe në kuadër të rendit tonë kushtetues është e pamundur të vendoset një strukturë e tillë. Konsiderojmë se është një strukturë ekonomike shumë e padobishme”, tha ai.

    Tahiri u shpreh se nëse votohet Projektligji për Fondin Sovran, ata do ta dërgojnë në Kushtetuese, përcjell Klankosova.tv.

    “Si të tillë konsiderojmë që, nëse do të kalojë, t’i ketë mazhoranca numrat që ta kalojë në leximin e dytë, pra ditën e enjte, ne si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike do ta dërgojmë Gjykatën Kushtetuese dhe jemi të bindur që kjo strukturë e ka vetëm një formë që të ndërtohet, vetëm me ndryshime kushtetuese. Jemi të bindur që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzoj dhe mendoj që ky është një hap shumë i mirë për ekonominë e vendit tonë”, është shprehur Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark