×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    PDK-ja propozon që t’i formojë dy Komisione Hetimore, një për tekstet shkollore një për kontratat njëburimore – “Këto janë burimi i korrupsionit”

    Insajderi
    12 February 2024 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka kërkuar mazhorancës që të reflektoj në lidhje me propozimin e themelimit të dy komisioneve hetimore.

    Tahiri ka tentuar që të propozohen themelimi i dy Komisioneve Hetimore Parlamentare për tekstet shkollore dhe për kontratat njëburimore, ku këto kontrata i ka quajtur burime të korrupsionit në Kosovë.

    Ajo që ishte me e habitur ishte refuzimi për votimin e Komisionit për hetimin në lidhje me humbjen e mostrave të rastit Dehari. Është një rast që është keqpërdorur shumë nga VV-ja. I bëj thirrje kësaj mazhorance që të votoj një Komision të tillë. Kërkoj që të mos refuzohet sepse ne do ta përsërisim një gjë të tillë. Do t’i iniciojmë edhe dy Komisione hetimore tjera. Ne do të kërkojmë që ta kemi një hetim parlamentar për tekste shkollore. GP i PDK-së ka arrit që t’i përmbledh kontratat një burimore, do të kërkojmë një Komision Hetimor që do të hetoj këto kontrata burimore. Këto kontrata janë burimi i korrupsionit në Kosovë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark