Konventa e shtatë e jashtëzakonshme zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbahet sot ku do të zgjidhet Kryetari i Ri, i cili do të marrë nën udhëheqjen partinë më të madhe të Kosovës. Deri më tani kandidat i vetëm për kryetar të partisë është Kadri Veseli.
Enver Hoxhaj, në një konferencë për media, ka thënë se çdo anëtar ka mundur të konkurrojë, të ofrojë vizionin dhe platformën, por deri tani kanë një kandidat të vetëm, e ai është Kadri Veseli.
“Siç duket ditën e nesërme do të shkojmë me një kandidat të vetëm, por nëse ka interesim në konventë mund të paraqiten edhe kandidatë të tjerë, të cilët mendojnë se kanë vizion”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka bërë të ditur se ditën e parë të Konventës janë të ftuara edhe disa Organizata Joqeveritare që merren me vëzhgimin e zgjedhjeve të brendshme.