×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    PDK në Mitrovicë shpenzoi mbi 700 euro për dy dreka

    Insajderi
    29 September 2022 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetëm për një drekë për zyrtarët e kuvendit komunal të Mitrovicës u shpenzuan 500 euro. Ndërsa për dy dreka, Qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës hargjoi 708 euro. Gazeta Insajderi, ka siguruar faturat e shpenzimeve për dreka e darka nga kjo komunë në bazë të kërkesës për qasje në dokumente publike.

    Për drekën prej 499 eurove nga komuna kanë dhënë arsyetimin se pjesëmarrës ishte një delegacion i huaj nga disa shtete.

    Sipas faturës, të ftuar ishin 23 persona. Ndërsa në meny ishin ushqimet si: Biftek Fiorentina, Antipastë Klasike dhe sallatë me avocado.

    Ndërsa një drekë me Organizatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Komunës së Mitrovicës i kushtoi 208 euro e 90 cent.

    Për udhëtime jashtë vendit, Qeverisja e PDK’së në Mitrovicë ka shpenzuar 720 euro.

    Në dokumentet e dërguar në redaksinë e Insajderit, bëhet e ditur se nënkryetari Arian Tahiri ka udhëtuar një herë në Belgjikë. Ky udhëtim kishte kushtuar 600 euro, më saktësisht 599 euro e 44 cent. Sipas dokumenteve, ky udhëtim u bë për të përgatitur planin e mobilitetit.

    Përveç Belgjikës, nënkryetari Tahiri gjatë muajit korrik ka vizituar Stambollin. Ai atje kishte qëndruar katër ditë. Ndërsa, arsyeja e vizitës ishte ‘Festivali Internacional për Kulturë dhe Art’.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar në muajin maj 2022, se nga nëntori i 2021 e deri në prill të 2022, Komuna e Mitrovicës kishte shpenzuar nga buxheti 1 mijë 302 euro për dreka zyrtare.

    Më 3 mars Zyra e Kuvendit të Mitrovicës i kishte ftuar në drekë anëtarët e këtij Kuvendi. Kjo drekë i kushtoj 452 euro.

    Ndërsa me 8 mars komuna ka harxhuar 850 euro. Në arsyetim thuhet se kjo drekë është mbajtur për nder të festës së 8 marsit dhe në të kanë qenë të pranishme 85 zyrtarë të kësaj komunë.

    Bedri Hamza ka fituar pa balotazh në zgjedhjet lokale të tetorit, duke dalur i pari me 54.6% të votave, për dallim nga ish-kryetari Agim Bahtiri kandidat i LVV-së që kishte siguruar  33.73  përqind të votave./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark