×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    PDK në një linjë me VV-në për punësime partiake, e zgjedhin drejtoreshë anëtaren e partisë në Prizren

    Insajderi
    05 October 2023 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Punësimet e personave të afërt me pushtetin në Prizren nuk po ndalen. Së fundmi, anëtarja e PDK’së u përzgjedh drejtoreshë e një shkolle në këtë komunë, shkruan Insajderi.

    Drejtoria e arsimit në komunën e Prizrenit me 7 korrik të 2023’ës hapi konkurs për pozitën ‘drejtor i shkollës‘ për shkollën “Hysen Rexhepi“.

    Në njoftimin e komunës ku u bë e ditur data dhe orari e intervistave ishte vetëm një kandidate e ftuar për intervistë, pasi sipas komunës kandidatët tjerë nuk janë ftuar me arsyetimin se nuk i kanë plotësuar kriteret.

    Drejtoreshë e shkollës “Hysen Rexhepi” u zgjodh kandidatja Lumnije Rakaj. E njëjta është zgjedhur kryetare e Gruas Demokratike Dega në Prizren në qershor të 2021’ës.

    Insajderi ka kontaktuar kandidaten e përzgjedhur, por e njëjta ka qenë e paqasshme në pyetjet e gazetës.

    Ndërsa, drejtoresha e drejtorisë së arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj pa specifikuar emrin e kandidates tha se janë rekrutuar ata të cilët i kanë plotësuar kriteret.

    Të gjithë kandidatet që i kanë plotësuar kriteret e konkursit sipas UA kanë vazhduar me proceduara të rekrutimit, për më tepër mund të kërkoni çasje në dokumente“, tha Veselaj-Gutaj për Insajderin.

    Por, drejtoresha Veselaj mohoi që PDK të ketë pasur proces të zgjedhjes së gruas demokratike që nga viti 2014.

    Partia demokratike nga viti 2014 nuk ka pasur proces të zgjedhjes së gruas demokratike“, u shpreh Veselaj-Gutaj.

    Kjo bie në kundërshtim me një postim në rrjetin social Facebook të Lumnije Rakajt.

    Ajo në korrik të 2021’ës kishte njoftuar për detyrën e saj të re si kryetare e re e Gruas Demokratike-Dega në Prizren.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark