×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK në Rahovec: Drejtori i arsimit që keqpërdori detyrën zyrtare, kandidatë për asamble komunale nga AAK

    Insajderi
    29 September 2021 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës, dega në Rahovec ka kritikuar kryetarin e tanishëm të kësja komune Smajl Latifin se së bashku me drejtorin e arsimit Avni Morina keqpërdorën detyrën zyrtare.

    Sipas PDK-së, drejtori i arsimit Avni Morina është përgjegjësi kryesor për shumë skandale në arsim, i cili ka keqpërdorur pozitën e tij për punësime politike, keqpërdorim i tenderëve, largim i puntorëve të pafajshëm nga puna, shkruan Insajderi.

    Pëveç kësaj, Morina me bekimin e kryetarit Latifi ka kandiduar për kuvend komunal.

    Postimi i plotë:

    Skandaloze-Konfirmohen keqpërdorimet nga drejtori i arsimit, Avni Morina!

    Kryetari në ikje vazhdon ta mbështesë keqpërdorimin sepse këto keqpërdorime u kryen në bashkëpunim me kryetarin në ikje.

    Avni Morina është përgjegjësi kryesor për shumë skandale në arsim, i cili ka keqpërdorur pozitën e tij për punësime politike, keqpërdorim i tenderëve, largim i puntorëve të pafajshëm nga puna.

    I njejti edhe pse keqpërdori pozitën zyrtare, me bekimin e kryetarit në ikje ka kandiduar për kuvend komunal duke treguar mungesë respekti ndaj qytetarëve të komunës së Rahovecit.

    Edhe pse shumë i vonshëm, ky vendim është i duhuri, ftojmë institucionet për hetimin e drejtorive të tjera që të evidentohen edhe shumë keqpërdorime tjera.

    Për këto keqpërdorime kërkohet përgjegjësi politike dhe ligjore ndaj kryetarit në ikje Smajl Latifi, dhe ish drejtorit të arsimit Avni Morina, shkarkimet nuk janë të mjaftueshme.

    Prandaj ftojmë organet e drejtësisë që të merren me shkeljet e drejtorit dhe kryetarit të komunës dhe të njëjtit të marrin dënimin e merituar për dëmin që ia kanë shkaktuar buxhetit të komunës dhe qytetarëve te komunës së Rahovecit!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark