Partia Demokratike e Kosovës, pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se dënon ashpër përpjekjet për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme dhe në shkelje të Kushtetutë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, tha se ky veprim përbën cenim të rendit kushtetues.
“Pushteti politik nuk mund të vendoset mbi Kushtetutën dhe ligjet tona. Ky është cenim i rendit kushtetues. Këtë nuk do ta lejojmë dhe do ta ndalojmë”, u shpreh Hamza.
“PDK shton se Kushtetuta dhe ligjet nuk mund të interpretohen sipas interesave të ngushta ditore politike dhe se çdo devijim nga këto parime krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit”, thuhet më tej.
PDK thotë se zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e Kushtetutës. /Insajderi.org/