Insajderi
Lajme

PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese

Insajderi
29 April 2026 - 00:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se përfundimi i afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit ka shmangur, siç thotë, një nga shkeljet më të rënda të Kushtetutës dhe një rrezik serioz për demokracinë në vend.

Sipas PDK-së, përpjekjet për të imponuar një proces të njëanshëm dhe jashtë kornizës kushtetuese kanë dështuar, ndërsa institucionet dhe rendi kushtetues janë mbrojtur.

“Pushteti aktual mban përgjegjësinë kryesore për krizën e krijuar, si shkaktar i krizave të njëpasnjëshme politike, i keqqeverisjes, i krizave ekonomike, i shpërdorimit të besimit të qytetarëve dhe i abstenimit nga përgjegjësitë ndaj shtetit dhe qytetarëve”, thuhet në komunikatën e tyre.

PDK i bëri thirrjes thirrje ushtrueses së detyrës së Presidentes që të caktojë datën e zgjedhjeve brenda afateve kushtetuese, duke garantuar një proces të rregullt, të lirë dhe demokratik.

Po ashtu, PDK u bën thirrje qytetarëve që të jenë të gatshëm për zgjedhjet dhe përmes votës së tyre të refuzojnë, siç shprehet, “logjikën e përçarjes, bllokadës dhe aventurave institucionale”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark