Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë edhe sot me prezantimin e aderimeve të reja, pas një ceremonie të organizuar në Prizren të martën ku iu dhanë libreza një numri anëtarësh të ri.
Sot PDK ka paralajmëruar një ceremoni ku do të bëhet anëtarësimi i një grupi të mjekëve në partinë e udhëhequr nga Kadri Veseli.
Ceremonia do të mbahet në zyrën e PDK-së në Prishtinë në mesditë.
PDK ka njoftuar të mërkurën se në partinë e tyre është anëtarësuar edhe fituesi i spektaklit Big Brother Albania./Insajderi.com