Insajderi
Botë

PE: Kërkohen sanksione ndaj Putinit lidhur me Savchenkon

Insajderi
08 March 2016 - 20:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, të imponoj sanksione personale kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe 28 individëve të tjerë për shkak të trajtimit “ilegal” të pilotes ukrainase, Nadia Savchenko.

Në letrën dërguar sot, me 57 nënshkrime të anëtarëve të Parlamentit Evropian, emërohen individët rusë dhe separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, të akuzuar se janë “përgjegjës për vendimin politik për rrëmbimin” e Savchenkos, për “transportin e saj në territorin rus, burgosjen e saj të paligjshme dhe fabrikimin e akuzave kundër saj”.

Pos Putinit, në letër bëhet thirrje që në listën e zezë të përfshihet edhe drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë, Aleksandr Bortnikov, shefi i Komitetit të jashtëm të Dumës shtetërore ruse, Aleksei Pushkov, pastaj hetuesit e lartë në Rusi dhe lideri separatist në pjesën lindore të Ukrainës, Igor Plotnitsky.

Në letër theksohet se në sanksionet personale kundër Putinit dhe të tjerëve duhet të përfshihen ndalesa e vizës për në BE, ngrirja e aseteve dhe konfiskimi i gjithë pasurisë brenda territorit të Bashkimit Evropian. /rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark