Insajderi
Lajme

Peach përmbyll vizitën në Kosovë duke vizituar ushtarët britanikë që erdhën së fundi

Insajderi
02 December 2023 - 16:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Peach përmbyll vizitën në Kosovë duke vizituar ushtarët britanikë që erdhën së fundi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, e ka përmbyllur vizitën në Kosovë në kampin Bondsteel, ku ka takuar ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, të cilët erdhën së fundi në Kosovës, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Pamje nga vizita e tij atje ka publikuar Ambasada britanike në Kosovës. Në njoftim thuhet se emisari britanik lavdëroi ata për vendosjen e tyre të shpejt dhe profesionale si dhe i ka falenderuar për kontributin në mandatin e KFOR’it,

“Në fund të vizitës së tij në Kosovë, i dërguari i kryeministrit Lord Peach bëri një vizitë tek ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit në kampin Bondsteel.

Lordi Peach i lavdëroi ata për zbarkim e tyre të shpejtë dhe profesionale dhe i falënderoi për kontributin e tyre në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt gjatë vendosjes së tyre këtu”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark