Insajderi
Ballina 5

Peach përshëndet uljen e tensioneve në veri, përmendet marrëveshja finale

Insajderi
05 January 2023 - 19:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Peach përshëndet uljen e tensioneve në veri, përmendet marrëveshja finale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I dërguarin i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, ka qëndruar gjatë ditës në Kosovë, ku ka vizatuar krerët e shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, nga Ambasada Britanike në Kosovë kanë thënë se gjatë vizitës, Peach ka përshëndetur përpjekjet për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Gjithashtu, në postim thuhet se Peach ka inkurajuar riintergimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

“Zoti Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, ka vizituar sot Kosovën. Gjatë vizitës ai përshëndeti përpjekjet për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe inkurajoi riintegrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës. Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të thyejnë ciklin e krizave dhe retorikës së rrezikshme dhe të punojnë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse normalizimi”, thuhet në shkrimin e ambasadës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark