Peci: Gabimi i Hamzës dhe Abdixhikut ishte se u sollën më shumë si ministra të ekonomisë sesa si kandidatë për kryeministër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci: Gabimi i Hamzës dhe Abdixhikut ishte se u sollën më shumë si ministra të ekonomisë sesa si kandidatë për kryeministër

    Insajderi
    09 March 2025 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) ka fajësuar liderët e dy partive më të mëdha opozitare, Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun për mënyrën e bërjes së fushatës zgjedhore.

    Sipas Pecit, ashtu si Hamza edhe Abdixhiku janë sjellur më shumë si ministra të ekonomisë, e jo si kandidatë për kryeministra.

    “Z.Hamza dhe z. Abdixhiku, kanë pasur një përqendrim të jashtëzakonshëm vetëm në cështjet ekonomike, ndërsa realisht edhe ajo për mua së paku, i jepte një përshtypje që po flasin shumë më tepër si ministra të ekonomisë, e jo si kandidatë për kryeministër – duke pasë parasysh problemet me të cilat është duke u ballafaquar Kosova.”

    “Këto probleme janë mëse të mëdha në aspektin e brendshëm. Ne kemi të bëjmë me integrimin e veriut, pastaj me zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës. Ne duhet ta pranojmë një fakt që Kosova nga një pjesë e konsiderueshme e bashkësisë ndërkombëtare ende konsiderohet si shtet i kontestuesar dhe këtë nuk mund ta bëjmë pa i rigjeneru raportet me partnerët dhe me atë të cilët kemi dëshirë t’i quajmë aleatë. Sepse, nëse dëshirojmë të bëhemi pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, ata na fusin ne brenda, e jo ne që mund të shkojmë vetëvetiu. Ne jemi një shtet i vogël, pa ndonjë ndikim të theksuar. Këtu ka qenë vërejtja ime kyqe për liderët e opozitës”.

    “Mendoj se kjo fushatë e cila u zhvillua vetëm në sferën ekonomike, praktikisht duke e abstrahuar problemet e mëdha politike që i kemi dhe duke mos dashur të hyhet në këtë terren nuk e ka dhënë edhe rezultatin e duhur”, deklaroi Peci për Periskopin.

    Krejt në fund, Peci thekson se opozita ka ngritje, por jo atë që e ka pritur duke pasur parasysh Qeverisjen e Kurtit në 4-5 vitet e kaluara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark