Insajderi
Lajme

Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, u kam shporrë jashtë sikur mbeturina nga zyrat në Ulpianë

Insajderi
16 October 2026 - 18:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, u kam shporrë jashtë sikur mbeturina nga zyrat në Ulpianë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar ndaj Dardan Krasniqit, pasi që ky i fundit, sot ka thënë se sipas tij, pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave, ku ndër ta mund të jetë edhe Peci.

Peci në reagimin e tij, ka njoftuar se ai do e padisë për shpifje Krasniqin.

‘’U ndala me bo këtë video, për shkak se idiot sikurse është Dardan Krasniqi nga AAK, por edhe disa hibridë nëpër studio, media televizive në vazhdimësi, po shpifin me të pavërteta duke e shqetësu familjen dhe gjithë dashamirët e mi, duke paralajmëruar arrestimin tim nga Prokuroria Speciale. Për informimin e juaj, unë nuk kam aktakuzë të ngritur, sa herë që mekanizmat e drejtësisë, janë të gatshëm dhe shprehin interesim, unë do t’i përgjigjem atyre. Kështu që Dardan Krasniqit nga AAK, po i bëj me dije, se tash unë kam informacione për ndërhyrjet edhe përpjekjet e vazhdueshme të AAK’së nga momenti kur ju kam shporrë jashtë sikur mbeturina nga zyrat në Ulpianë, që unë nuk i fshehëm drejtësisë, nuk kam aktakuzë dhe nga sot, e ke padinë për shpifje idiot’’, shkroi Peci.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark