×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Peci: Isa nga Boletini, përfitues i mekanizmit bujqësor me vlerë rreth 100 mijë euro

    Insajderi
    17 September 2023 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se fermeri Isa nga Boletini është përfitues i mekanizmit bujqësor me vlerë prej 99 mijë e 800 euro.

    Ai përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se si fermeri mbarështon mbi 50 krerë lopë e viça dhe ka të kontraktuar edhe 50 hektarë tokë.

    “Isa nga Boletini është përfitues i Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022 për mekanizëm bujqësor në vlerë 99.800 euro. Si fermer shumë i vyer Isa mbarështon mbi 50 krerë lopë e viça dhe ka të kontraktuar edhe 50 hektarë tokë, të mbjella kryesisht me drithëra”.

    “Investimet në: Bistricë, Boletin, Çabër, Vllahi, Rashan, Frashër, Koshtovë, Rahovë, Tunel të parë, Broboniq. Janë milionshe si asnjëherë më parë. Sa herë jam në Boletin, emocionet janë të veçanta sepse edhe figurativisht përballem me thënien “guri i randë peshon n’ven të vet”, ka shkruar Peci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark