×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Peci me paralajmërim për bujqit: Mos mashtroni me deklarime të rrejshme

    Insajderi
    25 March 2024 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka kërkuar nga bujqit që mos të mashtrojnë në deklarime të rrejshme. Ai gjithashtu ka kërkuar që bujqit të jenë korrekt në procesin e aplikimit.

    “Më shumë se paralajmërim është lutja ime për ju që të jeni korrekt në procesin e aplikimit pasi edhe këtë vit Ministria do të ushtrojë kontrolle strikte dhe nuk do të tolerojmë mashtrime me deklarime të rrejshme. Çdo deklarim i rrejshëm që haset, ka pasoja ligjore për ata që zihen duke bërë një gjë të tillë. Ndërsa përqafojmë ardhjen e stinës së pranverës, le të tregojmë përkushtimin tonë me ndershmëri dhe integritetit në këtë proces. Së bashku, le të mbjellim farën e besimit dhe transparencës ndërsa kultivojmë një të ardhme të begatë për bujqësinë e Kosovës”, ka shkruar Peci.

    Më tutje në postimin e tij thuhet se nga kontrollat e ushtruara vitin e kaluar në 7 komuna të Kosovës, kanë arritur të parandalojnë mashtrime.

    “Të dashur fermerë, janë bërë më shumë se një javë nga hapja e thirrjes për subvencione për këtë vit. Nga kontrollat e ushtruara vitin e kaluar në masën 100% në 7 Komuna të Kosovës, kemi arritur të parandalojmë mashtrime me deklarime që kapin shumën afro 2 milion euro”, ka thënë Peci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark