×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Peci-Mustafës: Mua më bënë ministër Kurti e Osmani, jo Rrahman Morina

    Insajderi
    01 March 2023 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përplasja mes ish-kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa dhe bashkëkryetarit të Listës Guxo, Faton Peci po vazhdon. Mustafa e përmendi presidenten Vjosa Osmani në lidhje me marrëveshjen në Bruksel, duke e quajtur si juriste e zonja “e vet-shitur”, ndërsa, Peci i tha ta ‘monitorojë tensionin’.

    Mustafa në një përgjigje për lajmi.net tha se Faton Peci është “fëmijë i rrugës” të cilin presidentja Osmani e kryeministri Kurti e kanë bërë ministër.

    Pas kësaj deklarate të ish-kryeministrit Mustafa është kundërpërgjigjur ministri Peci në Facebook.

    Derisa pranoi se është bërë ministër nga Kurti e Osmani, i pari i Bujqësisë u shpreh krenar se nuk është bërë ministër nga politikani komunist i Kosovës, Rrahman Morina.

    E vertete qe Znj. Vjosa Osmani e Albin Kurti me kane bere minister. Te pakten nuk me ka bere Rrahman Morina”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark