×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci paditet për shpifje nga drejtori i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci

    Insajderi
    23 October 2024 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është paditur për shpifje nga drejtori i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci.

    Sipas Gecit, padia është paraqitur me pretendimet se Peci e ka fyer atë si dhe ka shpifur në drejtim të tij.

    Në padinë e dorëzuar dje pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, thuhet se ministri Peci, në foltoren e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Mirlinda Tishukaj-Sadriu, ka shpifur dhe fyer për personalitetin e Gecit, duke deklaruar:

    Projekti për inventarizimin e tokave bujqësore me vlerë prej 1.4 milion euro është një ndër projektet më abuzive dhe flagrante që unë kam gjetur në Ministrinë e Bujqësisë., ….. si rezultat i veprimeve që unë i kam ndërmarrë si ministër, por edhe mekanizmat e drejtësisë, aktualisht ish-drejtori i Institutit Bujqësor është i suspenduar dhe me aktakuzë të ngritur, e bashkë me të edhe 3 zyrtarë të tjerë, për shkak të abuzimit flagrant që kanë bërë me këtë projekt”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark