Ministri i Bujqesisë, Faton Peci, tha se do të dalin pamje ku shihen figura të rëndësishme institucionale të Kosovës duke festuar në villat e Milan Rajdoçiqit.
Ai paralajmëroi se këto video e foto do të publikohen së shpejti.
“Shumë shpejt do të dalin video dhe fotografi të figurave të rëndësishme institucionale të Kosovës duke kremtuar në vilën e Radoiçiq”, tha Peci në ATV.
Peci ndër tjerash tha se nuk i ka parë ato video vetëm se ka dëgjuar nga Kuvendi se ato do të shfaqen.